Zyrtari i PDK-së, Sejdi Hoxha ka reaguar pas një postimi të bërë nga Çun Lajçi për zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës.
Në postimin që ka bërë Lajçi të titulluar “dy pyetje”, ai ka pyetur deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj se përse abstenoi dje në seancë.
Ndërsa, për PDK-në thotë së kurrë s’gxuan me ia pre Serbisë kërthizën.
Hoxha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se PDK-ja ja ka prerë “kërthizë” Serbisë në vitet 98/99 dhe e kanë shpallur pavarsinë në 2008.
Sipas tij, qeveria Kurti nuk ka nevojë të bëjë popullizëm për të marrë vendime në mbrojtje të kushtetutës së vendit.
Postimi i plotë i Sejdi Hoxhës:
Çun Lajçi për #njerëzit e PDK-së ja kanë prerë #kërthizën Serbisë në #vitet 1998/99, dhe kanë shpallë Kosovën Shtet të #pavarur në vitin 2008. Qeveria nuk ka nevojë të bëjë #Popullizem të panevojshëm por të marr vendime në mbrojtje te #kushtetutës së vendit.