Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj ka thënë për Gazetën Insajderi se lajmi që ai është ne kërkim nga policia sepse nuk i ka kthyer targat diplomatike është lajm i pavërtetë duke e quajtur si lajm të “picimulave”
“Këto janë lajme të picimulave. S’kam çka me fol krejt këto rreth kësaj teme janë lajme të picimualve. Nuk e di për çka e keni fjalën po janë lajme te picimulave janë shpifje”, ka thënë ai për Insajderi.
Po ashtu Dedaj mohon të jetë në kërkim nga Policia e Kosovës për këtë vepër.
Ai i tha se policia nuk e ka kërkuar që 68 vite.
“Që 68 vite nuk me ka kërkuar mua policia. Asnjëherë. Janë shpifje të picimulave mashtruesve e hajnave”.
I pyetur nëse i ka kthyer targat, Dedaj tha se nuk i ka thyer tagat duke e arsyetuar se janë të veturës së tij personale dhe se i ka paguar vet të gjitha shpenzimet.
“Unë kam regjistrim dhe tabelat diplomatike personale private d.m.th te kerrit tem privat dhe ato nuk kthehen sepse ato i kam pagu unë edhe regjistrimin te gjitha i kom pagu personalisht nuk kam marr nga buxheti i shtetit asnjë cent”, tha ai në përgjigje.
Sipas Sinjalit MPJD ka lëshuar urdhër për konfiskimin e tabelave të veturave zyrtare dhe të ID-ve diplomatike që po vazhdojnë të mbahen paautorizim nga ish-ambasadori Dedaj dhe ish-konsulli, Lindon Kqira, i cili po ashtu e pati vlerësuar si jokushtetues vendimin e Osmanit.
Policia me urdhër të MPJD-së po kërkon veturat e Dedajt dhe Kqirës, të cilat mbajnë pa autorizim targat diplomatike të lëshuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Dedaj ende nuk i ka kthyer targat diplomatike NMK 50-CD-001, të cilat janë të vendosura në veturën e tij të tipit Mercedez Benz E.