29 pasagjerë kosovarë, gjashtë prej të cilëve janë fëmijë, janë vendosur në një dhomë me ngrohje pas një aksidenti mes një autobusi të kompanisë “Shero Tours” dhe një kamioni, mëngjesin e sotëm në unazën e Kyustendilit.
Sipas Struma.bg, rreth orës 04:30, autobusi me pasagjerë kosovarë ka goditur kamionin e ndaluar që transportonte dru. Drejtuesi i kamionit po përpiqej t’u bënte sinjal shoferëve të tjerë të rrugës së nje pemë kishte rënë në tokë.
Siç raportojnë mediat bullgare, shoferi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për ekzaminime, transmeton Klankosova.tv.