Qeveria e Kosovës sot ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600 kWh energji.
E pas kësaj ka reaguar gazetari Vehbi Kajtazi, i cili ka thënë se Qeveria Kurti po ua shtrenjton energjinë elektrike shqiptarëve, teksa vazhdon t’ua paguaj atë serbëve.
Tutje Kajtazi ka shtuar se serbëve të cilëve Kurti po ua paguan faturat nuk e njohin atë si kryeministër e as Kosovën si shtet.
“Qeveria Kurti po ua shtrejton energjine elektrike shqiptareve qe e sollen ne pushtet, ndersa vazhdon t’ua paguaj faturat serbeve ne veri qe nuk e njohin ate si kryeminister, e as Kosoven si shtet”, shkruan Kajtazi në Twitter.