Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i është drejtuar deputetëve në Kuvend me fjalët “po rreni”.
Ai ka akuzuar partitë në opozitë se po manipulojnë me shifrat për ngritje të çmimit të rrymës.
“U mbytëm duke iu thënë po rreni, ju prapë po rreni”, ishte fjalia që nxiti reagimin e opozitës që me zhurmë ia ndërpreu fjalën Bislimit.
Pas fjalimit, kryeparlamentari Glauk Konjufca kërkoi respekt brenda Kuvendit e shtoi se nuk ia propozon askujt fjalët e tilla.