LDK-ja nuk mbështet marrëveshjen e Qeverisë për asistencën sociale, Murati: LDK sapo bëri histori në Kuvend!
Në seancën e sotme të Kuvendit, është shqyrtuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.
Mirëpo e njëjta dështoi, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës votoi kundër, shkruan IndeksOnline.
Ministri Hekuran Murati tha se LDK sapo bëri histori në Kuvend.
Ai tha se kjo marrëveshje kishte për synim reformimin e skemës së ndihmës sociale për të targetuar sa më mirë dhe përfshirë familjet në nevojë
Postimi:
LDK sapo bëri histori në Kuvend!
Është hera e parë që një marrëveshje financiare ndërkombëtare rrëzohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Marrëveshja e nënshkruar me Bankën Botërore kishte për synim reformimin e skemës së ndihmës sociale për të targetuar sa më mirë dhe përfshirë familjet në nevojë, që është aq e nevojshme sidomos në këto kohë.
Po ashtu, projekti kishte synim ndërtimin dhe integrimin e sistemeve që këto familje të mbështeteshin drejt integrimit në tregun e punës, ashtu që mbështetja sociale të ishte e përkohshme, dhe të shërbente si fazë kalimtare deri në punësimin e tyre.
Nga kjo marrëveshje do të përfitonin dhjetëra mijëra familje.
Në të kaluarën, ka pasur raste kur marreveshjet ndërkombëtare nuk kanë kaluar duke mos marrë kuorumin e nevojshëm prej 80 votave, gjë që ka nënkuptuar se janë shtyrë për seancën e radhës, por asnjëherë nuk ka ndodhur që ato të rrëzohen kështu si bëri LDK sot.
Por ja që LDK votoi kundër, dhe e rrëzoi.