Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka falënderuar Organizatën ‘Islamic Relief Kosova’, e cila ka ndihmuar familjet në nevojë përmes një donacioni për Qendrën për Punë Sociale.
Me këtë rast, Hyseni ka falënderuar donatorin për këtë kontingjent ndihmash, duke rikujtuar se kjo organizatë humanitare mbështet në vazhdimësi nevojtarët e komunës së Gjilanit.
Kryetari Hyseni, i cili ka marrë pjesë në procesin e dorëzimit të pakove ushqimore, ka thënë se shpërndarja është bërë nga Qendra për Punës Sociale, sipas listës së prioriteteve.
‘Konfirmojmë se të gjitha pakot janë shpërndarë në kuadër të prioriteteve që komisioni i ka për rastet sociale dhe një falënderim i veçantë shkon për këtë organizatë bamirëse, e cila vazhdimisht mbështet komunën tonë me donacione të ndryshme’, ka thënë kryetari Hyseni.
Ky ishte një kontingjent prej 150 pakove ushqimore nga ‘Islamic Relief Kosova’, që Qendra për Punë Sociale në Gjilan i shpërndau për familjet në nevojë.