Më datë 14 janar 2022 në rrugën “Avdulla Presheva”, në Gjilan konkretisht në një market ka ndodhur një “Grabitje” , ku raportohej se gjatë kohës sa ka qenë duke punuar viktima F.K.SH, ka hyrë një i dyshimtë dhe nën kërcenim me ( thikë ) ka grabitur arkën – para në vlerë afërsisht 150 euro..
Gjithashtu me datë 20 01 2022 po në Gjilan, është raportuar se po në një market një person i maskuar me maskë e kapelë ne kokë nën kërcënimin e thikës, nga kasa kishte arritur ti grabitë rreth 600 euro dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur.
Policia Rajonale e Gjilanit, përkatësisht njësitet e hetimeve pas veprimeve intenzive hetimore,grumbullimit të provave dhe dëshmive materiale në afat shumë të shkurtër kanë arritur të identifikonëj të dyshuarin e lartëshënuar G. A. (1999) me dyshimin se ka kryer veprat penale “Grabitje” .
Më pas , policia ka realizuar një bastisje tek shtëpia e të njëjtit , ku janë siguruar dëshmi në cilësinë e provave materisle mjeti-arma e ftohtë (thika), si dhe paratë (gjithsejt në total 405 euro) që dyshohet se i njejti i kishte grabitur në rastin e dytë.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilannë është ndaluar për 48 orë për procedeura të mëtejme hetimore