Autobusit të kompanisë turistike “Shpejtimi” i është shpërthyer goma gjatë udhëtimit drejt Stuttgartit të Gjermanisë.
Autobusi dy katësh i “Shpejtimit” ishte i mbushur me plot mërgimtarë nga Kosova që po ktheheshin në vendet ku veprojnë.
Një udhëtarë për IndeksOnline ka konfirmuar se autobusit i është shpërthyer goma në afërsi të Krushevacit në Serbi.
Si pasojë e kësaj, afërsisht 2 orë pasagjerët janë detyruar të presin në këtë pikë derisa është rregulluar goma.
Mërgimtari që po udhëtonte me këtë autobus bëri thirrje që kompanitë e autobusëve të kryejnë kontrollet teknike para se të marrin një rrugë të gjatë.