Instituti Robert Koch (RKI) në Gjermani e ka klasifikuar Kosovën si “zonë me rrezik të lartë” për shkak të përhapjes së variantit Omicron. Masa do të hyjë në fuqi nga nesër.
Për shkak të këtij varianti, RKI-ja ka vendosur tre të katërtat e rreth 200 vendeve në botë të klasifikohen si zona me rrezik të lartë.
Përveç 136 vendeve që janë në listën e rrezikut të RKI për një javë, të dielën do t’i shtohen edhe 19 vende të tjera, përfshirë Kosovën. Gjithsej 155 vende janë tani në listë.
Sipas RKI, nga e diela, përveç Kosovës, në listën si zonë me rrezik të lartë do të futet edhe Rumania, Moldavia, Maroku, Tunizia, Algjeria, Arabia Saudite, Japonia, India, Butani, Nepali, Mongolia, Kazakistani, Uzbekistani, Maldivet, Brazili, Kili dhe Ekuador.
Kushdo që hyn në vend nga një zonë me rrezik të lartë dhe që nuk ka të paktën mbrojtje të plotë së paku me dy vaksina ose është shëruar nga COVID-19 në gjashtë muajt e fundit, duhet të jetë në karantinë për dhjetë ditë dhe mund të kryejë karantimin pas pesë ditëve me test PCR negativ. Për fëmijët që nuk kanë mbushur ende moshën gjashtë vjeç, izolimi përfundon automatikisht pesë ditë pas hyrjes.