Federata e Futbollit e Kosovës vjen me një risi për stinorin pranveror. Shtëpia e futbollit kosovar ka bërë me dije se është duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për gara, teksa së fundmi e ka bërë shpërndarjen e topave të unifikuar, të cilët janë të brenduar me logon e saj, për të gjitha klubet e BKT Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë. Kësisoj, për herë të parë të gjitha ndeshjet e elitës dhe ato të kategorisë së parë do të zhvillohen me topin zyrta, i cili është i cilësisë më të lartë dhe i cili është prezantuar sot nga FFK. Garat në stinorin pranveror do të fillojnë me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës më 5 e 6 shkurt, ndërsa BKT Superliga do të rinisë më 12 shkurt, teksa Viva Fresh Liga e Parë më 19 shkurt.
Ky është topi me të cilin do të luhen ndeshjet e BKT Superligës
Ndani këtë artikull