Drejtoria i Inspektoratit në Komunën e Mitrovicës, ka paralajmëruar lokalet e qytetit që të ndalojnë pirjen e duhanit brenda tyre.
Shumë lokale kanë nisur ta zbatojnë këtë paralajmërim të Komunës, si dhe të respektohet ligji për ndalimin e duhanit, shkruan “Jepi zë”.
Ky aksion vije pasi ditë më parë u vendos që të intensifikohen kontrollet për respektimin e këtij ligji.
Deri tash, lokalet e Mitrovicës nuk kanë respektuar fare dhe duhani pihej kudo.