Shkruan: Avni Rudaku
Kryetar i Gjilanit, dil me emra e mbiemra të drejtorëve dhe drejtoreshave të reja të drejtorive komunale. Kishte balotazh edhe në komuna të tjera, por doli ekipi i ri i qeverisjes lokale. U stërzgjat. Ka shumë punë. Hajde, lëviz rrap e tap, sepse po të presin jo të jesh model i Gjilanit, por model i Gjilanit për Kosovën. Linde si lider me debate zgjedhore, tash sendërtohu si lidership komunal edhe me ekipin përreth teje dhe grahni punës! Për stërzgjatjen e emrave të ekipit të ri, çdokush më thotë se u teprua. Hajde ma!