Agjencia e Kosovës për Akreditim ka prezantuar aktivitetet për vitin 2021 dhe Strategjinë e AKA-së 2021-2025, raporton Ekonomia Online..
Aty u kërkua një bashkëpunim ndërmjet kësaj Agjencie me Ministrinë e Arsimit, për siç u tha rezultate më të mira në arsim. Shefi i Qeverisë, Albin Kurti tha se zhvillimi i Kosovës nuk mund të paramendohet pa një arsim cilësor. “Për ne zhvillimin i gjithmbarshëm i Kosovës nuk mund të paramendohet pa një arsim cilësor.
Pa shkencën që është burim dhe mundësi për zhvillim ekonomik. Pa një rini të arsimuar dhe kompetente që sheh perspektiv. Boten në të cilën jetojmë aktualisht është përkufizuar në mënyra të ndryshme”Kurti tha se shoqërive i’u duhet që në mënyre konstantë ta mendojnë veten në rrethana të reja.“Si qeverisje kemi trashëguar një sistem arsimor që nuk ka qenë vizionar. Këto interferime kanë penguar për një sistem më të mirë arsimor.
Kur është fjala për agjencinë e akreditimit ne synojmë ta bëjmë krejtësisht të pavarur. Tani e tutje kjo agjenci do të jetë etike dhe profesionale. Agjencisë së Akreditimit do t’i qëndrojë afër Ministria e Arsimit. Arsimi i lartë në Kosovë ballafaqohet me një hulumtim të paktë që nuk i shërben politikbërjes”, ka thënë ai.
Kryeministri theksoi se Agjencia e Akreditimit do t’i qëndroj afër Ministrisë së Arsimit që të arrihen rezultate sa më të mira.“Aktualisht arsimi lartë në Kosovë ballafaqohet me një hulumtim shkencorë modest. Ekziston shpërpushje e madhe ndërmjet nevojave të tregut të punës dhe programeve të studimeve që i ka, andaj avancimi politikave në fushën e arsimit është një nga aspektet që duhet fokusuar.
Në këtë frymë është hartuar. Për projektligjin për agjencinë kosovare të akreditimit”, tha ai.Shefi i Qeverisë tha se AKA ka treguar një transparencë vitin që shkoi, derisa shtoi se prioritet mbetet rikthimi në ENQA dhe EQUAR. “Ne jemi për një politikbërje që përparon për cilësi të arsimit. Besoj fort që me kontributin e të gjithëve, rezultatet do të jenë afirmative”, ka shtuar Kurti.