Sot me datë 25 Janar 2022, Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka priti në takim Zv. Kryeministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës znj.Emilija Redzepi, ku u diskutua për rolin e Ministrisë në zhvillimin rajonal të balancuar, politikat zhvillimore që implementon MZHR si dhe proceset aktuale që është duke i zhvilluar MZHR në prioriteteve për Vitin 2022.
Në takim u diskutua për Programet të cilat i implementon Ministria e Zhvillimit Rajonal në funksion të zhvillimit socio ekonomik të balancuar në rajone zhvillimore si: Programi për Zhvillim Rajonal i cili mbështet komunat me projekte kapitale , Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuari cili mbështet sektorin privat-bizneset dhe veprimtaritë e tyre prodhuese dhe shërbyese si dhe Programi i cili mbështet Organizatat e Shoqërisë Civile në promovimin e zhvillimit rajonal si dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre.
Gjithashtu theks të veçantë Ministri i dha ligjit për zhvillim rajonal të cilin është duke e finalizuar MZHR, i cili ligj ka përfunduar fazat e konsultimit publik dhe konsultat me akterët tjerë relevantë në kuadër të këtij ligji. Përmes këtij ligji MZHR synon të rregulloj kornizën institucionale dhe politikat zhvillimore për të aplikuar qasje të balancuar të investimeve në gjitha rajonet zhvillimore me të cilat operon MZHR .
Takimi u përmbyll nga palët duke u dakorduar për bashkëpunime të mëtejme institucionale si dhe mbështetje të ndërsjellë në funksion të avancimit të zhvillimit rajonal.