Radio Star ka arritur që t’i mësoj emrat e disa prej drejtorëve komunal nga Lëvizja Vetëvendosje shkruan Radio Star.
Ekzekutivi komunal i Komunës së Gjilanit pritet të kompletohet, për mandatin e ri katërvjeçar.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni pritet të emëroj nënkryetarin e komunës, nga radhët e PDK-së.
Burimet e “Radios Star”, bëjnë me dije se emrat e drejtorëve do të bëhen publike së shpejti.
“Radio Star”, ka mësuar disa prej tyre që pritet të jenë pjesë e ekzekutivt që për udhëheq kanë kryetarin Alban Hyseni.
Burimet e Radios Star thonë se këta emra priten të jenë drejtorë e drejtorive komunale.
Emrat që pritet të emërohen nga LVV:
Doruntina Hasani – Drejtoria e Administratës
Selvete Sylejmani – Drejtoria e Arsimit
Avni Shkodra – Drejtoria e Kulturës
Bejtullah Osmani – Drejtoria e Inspeksionit
Mentor Mihovci – Drejtoria e Shërbimeve Publike
Rabije Shkodra – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim./radiostargjilan/