Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës antiCOVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 802 mijë e 301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, 44 mijë e 143 qytetarë kanë marrë dozën përforcuese dhe 16 mijë e 991 qytetarë të tjerë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërkohë që Kosovë javët e fundit janë rritur rastet pozitive me COVID-19, për çka Qeveria e Kosovës mori vendim edhe për masa të reja antiCOVID-19.
Masa këto që hyrën në fuqi më 22 janar për të qenë në fuqi deri më 4 shkurt.
Ndër masat e marra është që gastronomia të punojë deri në orën 21:00, ndërsa ora policore është vendosur nga ora 22:00-05:00.
Masë tjetër që nxiti reagimin jo vetëm të qytetarëve por edhe të shteteve fqinje ishte ajo që çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tri doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19;certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).