Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka treguar se nga të dhënat e ditës së djeshme, janë evidentuar mbi 130 mjekë dhe 160 infermierë të infektuar me koronavirus.
Në seancën ku po debatohet mbi gjendjen me pandeminë në vend, Latifi tutje njoftoi se u është shkurtuar afati i kthimit në punë në 5 ditë, nëse janë pa simptoma.
“Mbi 130 mjekë dhe 160 infermierë janë infektuar me COVID-19. Kemi shkurtuar afatin e kthimit të tyre në punë në 5 ditë, nëse janë pa simptoma”, tha ai.
Mes tjerash Latifi tha se numri i atyre që kërkojnë kujdes në spitale është ende i ulët dhe menaxhues.