Në një komunikatë Policia e Kosovës ka njoftuar për masat që ka ndërmarrë gjatë janarit për të rriur sigurinë rrugore.
Policia e Kosovës ua ka ndaluar përkohësisht drejtimin e automjeteve 590 personave.
“Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të u përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi, e në veçanti të atyre me pasoja fatale”, thuhet në komunikatë.
Policia tregon se nuk e ka qëllim primar ndëshkimin.
“Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore”, shpjegohet në komunikatë.