Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka pranuar informata dërguar përmes rrugëve operative lidhur me kundërvajtjen e shkaktuar në trafik ku shihet Vetura , duke bërë tejkalim në vijë të plotë ku ka rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë.
Menjëherë kanë pasuar veprimet policore dhe kanë rezultuar me identifikimin dhe rrjedhimisht shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor me 150 euro gjobë dhe konfiskim të patent shoferit si masë mbrojtëse për tre muaj.
Falënderojmë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin me Policinë dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në trafik dhe siguri më të madhe rrugore për të gjithë!