Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ishte në mesin e shumë protestuesve që tentuan të hyjnë në objektin e Qeverisë, pas marshit të sotëm.
Molliqaj, në një moment, është konfrontuar me Policinë, duke tentuar të hyjë me dhunë në Qeveri.
“Policë të pasjellshëm e të dirigjuar politikisht. Krejt çka po lypim ne është tri shkallë më lart, s’hyjmë në objekt… Policia është këtu me na pengu neve se e kanë rritur çmimin e energjisë elektrike e ata po fshehen mbrapa policisë” ka deklaruar Molliqaj, duke insistuar që protestuesit të ngjiten në shkallët e para të objektit të Qeverisë.
“Jemi mbledhur sot për një kauzë të përbashkët, përkundër se iu takojmë perkatësive të ndryshme. Ju e keni dëshmuar sot se jeni njerëz të lirë… Kerkush më shumë se ky kryeministër nuk i ka bërë më shumë favor kësaj kompanie, KESCO-s”, ka shtuar Molliqaj.