Bordi i RTK-së në mbledhjen e mbajtur të shtunën ka aprovuar propozimin e Shkumbin Ahmetxhekajt, ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në RTK, që të shkarkohet Mentor Shala nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të televizionit publik.
“Z. Shala gjatë kohës së kryerjes së detyrave në RTK, në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur ka shkelur Ligjin për RTK-në dhe Rregulloret e Brendshme të RTK-së, qoftë duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe aktet e brendshme apo duke mos ruajtur paanshmërinë”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e u.d. të Drejtorit të Përgjithshëm.
Vendin e Shalës do ta zë përkohësisht Arsim Halimi deri sa të hapet një konkurs për të njëjtën pozitë. Siç bën të ditur njoftimi, Halimi do të ushtrojë detyrate zëvendësdrejtorit të përgjithshëm jo më shumë se gjashtë muaj.