Në vazhdën e takimeve të rregullta javore të Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda” nga Gjilani, në prani të një numri më të zgjeruar anëtarësh, janë zgjedhur strukturat e reja të përkohshme të kësaj saj.
Sipas koordinatorit Rexhep Hasani, kryetar i përkohshëm i shoqatës është zgjedhur Zijadin Hasani, i cili do të udhëheqë kontinuitetin e aktiviteteve të shoqatës deri në kuvendin e ardhshëm, i cili mëtohet të organizohet gjatë vitit këtij viti kalendarik (2022).
Vlenë të theksohet se Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” nga Gjilani, e cila në vazhdimësi për dekada me radhë ka botuar më të parën revistë enigmatike në hapësirën shqiptare “Horizonti”, pas një pauze disavjeçare, ka intensifikuar aktivitetet e saj enigmatike të cilat i ka prezantuar dhe vazhdon t’i prezantoj për audiencën e gjërë përmes formave të avancuar e bashkëkohore enigmatike në rrjete sociale dhe në platforma të tjera.
Ndërsa këtë vit “Ndre Mjeda” synon të zgjeroj aktivitetet në fusha e lloje të ndryshme të enigmatikës, me një organizim më të avancuar dhe strukturuar, në harmoni me zhvillimet dhe rrjedhat rajonale e globale të enigmatikës në botë, kanë thënë drejtuesit e saj.