Bazuar në raportet e datës 30 janar 2022 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë për trajtim mjekësor janë 196 pacientë, të gjithë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë.
Me oksigjeno-terapi janë 132 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 4 pacientë,
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 78 pacientë
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 13 pacientë
Spitali i Gjakovës, 20 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Prizrenit, 13 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 20 pacientë
Spitali i Ferizajt, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 17 pacientë