Me Orën e Madhe Letrare ‘Pena e Flakës’ (Biblioteka e qytetit, ora 16:00) dhe Koncertin e muzikës popullore ‘Fest Flaka’ (salla e Teatrit, ora 17:00), sonte në Gjilan përmbyllet manifestimi kulturor ‘Flaka e Janarit 2022’, që për tre javë rresht e ktheu qytetin e Anamoravës në një kryeqendër të kulturës kombëtare.
Ndonëse në kushte pandemie e me kufizime, organizatori arriti të ruaj tërësinë programore të manifestimit, duke mos reduktuar asgjë nga shtyllat kryesore të Flakës, madje as te ‘Talia…’, ku u desh të bëhen zëvendësime për disa nga shfaqjet e parapara, shkaku se ndonjë nga aktorët rezultoi me Covid.