Kryetari i Lëvizja për Bashkim, Valon Murati në “RTK-PRIME” tha se dialogun Kosovë-Serbi duhet ta shohim si mundësi për zgjidhjen e problemeve dhe jo si presion prej ndërkombëtarëve. Murati tha se dialogu duhet të trajtohet si proces politik, jo si teknik.
Poashtu, ai tha se problem është fakti se kemi Qeverinë aktuale ka ardhur me refuzim total të procesit të dialogut.
“Në përgjithësi, mendoj se çasjen ndaj dialogut e kemi pasur problematik si shoqëri, ne dialogun e kemi shikuar si një proces në të cilin po na fusin ndërkombëtarët, miqtë tanë dhe ne po shkojmë aty me zor. Nuk e kemi parë asnjëherë dialogun si mundësi për t’i zgjedhur problemet tona dhe kjo na ka shkaktuar problem të madh te pjesa e debatit elekotral. Pastaj e kemi Qeverinë aktuale që ka ardhë me refuzim total të procesit të dialogut. Ne është dashtë ta shohim që nga fillimi procesin e dialogut si një mundësi, ne kemi si Lëvizje për Bashkim kemi qenë që dialogu të trajtohet si proces politik, jo si teknik sepse nuk kemi probleme teknike me Serbinë. Problemet teknike vijnë pasi të zgjidhen problemet politike dhe është dashtë ta shfrytëzojmë si një mundësi për t’i zgjidhë problemet tona, të funksionalizohemi në si shtet, jo ta shohim ne atë si një presion të ndërkombëtarëve”, tha Murati.
Ai poashtu tha se si shoqëri duhet ta kthejmë debatin, diskursin publik në drejtim të asaj që ne nuk i frikësohemi dialogut, por në dialog ne duhet të jemi palë aktive.