Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës reshjet më të fokusuara parashihen në viset e larta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.