Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në konferencën e sotme ka thënë se Kosova e meriton t’i hiqet regjimi i vizave.
Ai shtoi se liderët e partive në Kosovë ia theksojnë saherë takohen çështjen e vizav, pos sipas tij, duhet konsensus i 27 shteteve anëtare të BE-së për këtë.
“Çështja e vizave natyrisht është çështje që ngrihet sa herë që jemi këtu. Jam me ju në këtë. Besoj se Kosova meriton t’i jepet regjimi pa viza. Komisioni Evropian ka thënë se Kosova ka plotësuar gjitha kushtet. Shpresoj që Kosova të marrë sa më shpejt liberalizimin e vizave”,tha ai.