Sot zyrtarisht PDK filloi udhëheqjen me disa prej institucioneve komunale në Gjilan, që janë pjesë e marrveshjes politike për bashkëqeverisje me VV.
Prej sot znj.Leonora Morina Bunjaku ushtron detyrën e nënkryetarës së komunës në Gjilan
Z.Riad Rashiti udhëheqë me drejtorinë për Buxhet dhe Financa
Z.Bajram Isufi udhëheqë me drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari
Z.Enver Shabani udhëheqë me drejtorinë për Zhvillim Ekonomik
Ndërsa për drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale PDK ditëve në vijim do të përcaktohet për emrin që do të udhëheqë më këtë drejtori.
Edhe pse PDK në Gjilan e ka propozuar znj.Azize Ramadani për të udhëheqë me këtë drejtori, ajo ende nuk është përcaktuar nëse do ta pranojë këtë përgjegjësi politike për të udhëheqë me drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
E falenderojmë strukturën e Partisë Demokratike të Kosovës, anëtarësin dhe votuesin tonë, për mbështetje në zgjedhjet komunale dhe përkrahjen në këtë proces të rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit.
Ne zotohemi para gjithë qytetarëve të Gjilanit, se me nderë dhe përgjegjësi do të jemi në shërbim për interesin e përgjithshëm të komunës sonë.
Na priftë e mbara?
Me respekt,
Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan