Ministria e Ekonomisë është duke kërkuar zgjerimin e brezit tarifor, përkatësisht ndryshimin e pragut të bllokut nga 600 kWh, në 800 kWh.
Kjo është bërë e ditur në raportin me komente që ME ka dërguar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.
Propozim tjetër i Ministrisë së Ekonomisë është shtimi i blloqeve tarifore dhe përcaktimin e një tarife më të ulët sesa ajo e propozuar aktualisht për konsumin deri në 1000 kWh.
“Alternativat e propozuara nga ME janë: 1. Zgjerimi i brezit tarifor, përkatësisht ndryshimin e pragut të bllokut nga 600 kWh në 800 kWh, duke pasur në konsideratë efektivitetin e këtij mekanizimi në kushtet e mungesës së alternativave tjera të sigurimit të energjisë elektrike për nevoja të ngrohjes nga një pjesë e konsumatorëve; ose 2. Shtimin e numrit të blloqeve tarifore, që do të mundësonte përshkallëzimin e tarifave nëpër blloqe dhe përcaktimin e një tarife më të ulët sesa ajo prej 14 cent/kWh për konsumin deri në 1000 kWh”, thuhet në raportin me komente.