Për të Enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale bore gjatë orëve të para të 24-orëshit si dhe në mëngjes. Vonë pasdite, veçanërisht në mbrëmje, pritet vranësirat të tërhiqen, me ç’rast do të jetë acar.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-58 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6°C.
Meteo Kosova