Amir Hoxha, oficier policie, është suspenduar për tri ditë nga ushtrimi i detyrës, për shkak të një postimi që kishte bërë më herët gjatë ditës lidhur me pakënaqësitë në punë.
Hoxha, teksa ishte shprehur se policët nuk kanë marrë paga për shujta dhe shtesa jashtë orarit se kinse nuk ka mjaftueshëm bugjet, ishte ankuar për shpenzimet e deputetëve për karburante në anën tjetër.
“Paratë e shujtave për Policinë , si dhe shtesat për punë jasht orarit nuk jemi duke i marë perkundër se na takojne me Ligj , me arsyetim të mungesës së buxhetit , por besa spaskan pas faj se rezervaret e karburantit te deputeteve që ne emër të modestisë dhe genjeshtrave publike gjatë fushatave politike fituan ulëse dhe privilegje , qenkan me primare .Nje polic mund te lihet pa bukë ne kryerje të detyrës ama deputeti pa karburante kursesi jo . Turp ju qoft , prap dora jonë do ju ndeshkoj o te shkrete” kishte shkruar ai në Facebook.
Nuk ka vonuar shumë nga ky status i tij, që Hoxha të lajmërojë që është suspenduar nga puna për tri ditë, me pretekstin se ka kryer veper penale apo shkelje të rëndë disciplinore.
“Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjalës sime me ndergjegje dhe me përgjegjësi të plotë prapa postimit tim në lidhje me diskriminimin e kundërligjshëm që po na bëhet në pagë, që për këtë edhe kam bërë padi në Gjykatën Themelore” ka shkruar Hooxha.
Ky është postimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):
Miq të nderuar:
Sapo mora njoftimin per suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditesh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time per mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë .
Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam kryer veper penale apo shkelje të rëndë disciplinore , e që me sa dij unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës ” fjala e lire apo shprehja e nje paknaqesie e cila eshte e bazuar ne ligj” nuk paraqet vepër penale .
Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjales sime me ndergjegje dhe me pergjegjësi të plotë prapa postimit tim ne lidhje me diskriminimin e kundërligjshêm që po na behet në pagë, qe per kete edhe kam bere padi ne Gjykaten themelore .
Deri sot te pakten kam besuar se jetoj ne nje vend demokratik , dhe se fjala e lire mbrohet dhe ruhet si vlerë dhe se vetëm ne regjimet autokratike totalitare sanksionohet me ligj , që shkel masovisht drejtat themelore të individit në veqanti dhe shoqërisë ne përgjithësi .
Mirepo ne kete pike paskna gabuar sepse Pushteti atëherë kur po u lëkundkan interesat e veta elektorale po i goditka edhe instrumentet e veta qe vet i perdor per ruajtjen e qenësisë se po atij pushteti .Kërkesat e mija të ligjshme do ti adresoj në të gjitha institucionet ligjore që mbrojne te drejtat dhe liritë themelore të njeriut duke i përfshi gjykatat , ombuspersonin si dhe organizatat që merren për mbrojtjen e drejtave dhe lirive themelore të njeriut .
Me respekt Zyrtari Policorë nën masen e suspendimit :
Amir Hoxha # 9799