Përmes një postimi në Facebook, pak pas mesnatës, zyrtari policor Amir Hoxha njoftoi se është suspenduar nga puna në afat prej tri ditësh.
Hoxha tha se deri te suspendimi ka ardhë si pasojë e një postimi të djeshëm, ku ai shprehu pakënaqësinë për mospagesën e shujtave për policët dhe kritikoi deputetët për shpenzimet e karburanteve.
“Sapo mora njoftimin per suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditesh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time per mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë . Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam kryer veper penale apo shkelje të rëndë disciplinore , e që me sa dij unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës ” fjala e lire apo shprehja e nje paknaqesie e cila eshte e bazuar ne ligj” nuk paraqet vepër penale”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Polici, Amir Hoxha u bë edhe ditë më parë lajm në media pasi kishte shpëtuar nga vetëvrasja një person në Gërmi.
Siç u raportua polici, i cili në ato momente ka qenë duke vrapuar në parkun e Gërmisë, ka marrë sinjalizimin nga një qytetar që dikush është duke tentuar të bëjë vetëvrasje.
Ai e ka përshkruar rastin duke thënë se personi në fjalë ka qenë i dehur, duke qarë dhe duke shkumuar nga goja, si dhe duke ecur zvarrë drejt grëminës nga ku edhe do të hidhej.
Me intervenimin e policit, duke e kapur atë dhe tërhequr nga këmba, është parandaluar incidenti.