Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur ditën e premte në Viti dhe sipas informacionit një grua ka sulmuar fizikisht kunatin e saj.
Rasti ka ndodhur rreth orës 10:30.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht kunatin e saj viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.