Për të Hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu, ku me ardhjen e frontit të ftohtë gjatë pasditës, pritet së pari të ketë reshje të fuqishme shiu, duke u shndërruar më pas menjëherë në ato të borës.
Era do të fryjë së pari nga kuadrati i jugperëndimit, ndërsa pasdite me ardhjen e frontit të ftohtë, do të zhvendoset nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 11°C. Gjatë pasditës pësojnë ulje të theksueshme.Meteo Kosova