Shpesh herë nga meraku i baktereve, kemi tendencën që të qërojmë çdo lloj perime apo fruti sepse mund të kenë ndenjur shumë kohë jashtë dhe kanë pluhura. Por sipas ekspertëve, duke bërë një veprim të tillë ne jemi duke zhdukur vetitë ushqyese që ka lëkura e tyre.
Prandaj, nëse duam të përfitojmë nga këto veti nuk duhet të qërojmë çdo lloj fruti apo perime. Më poshtë do të gjeni se cilat janë ato produkte që kur i qërojmë lëkurën, e privojmë veten nga vlerat ushqyese që ato kanë.
Kastraveci: Kastravecët kur i hani thjeshtë apo kur i përdorni në sallatë nuk duhet t’i qëroni, madje edhe nëse është turshi, është shumë i mirë për të forcuar sistemin imunitar sepse përmban antioksidantë dhe fibra, të cilat parandalojnë kapsllëkun.
Karrota: Mjafton që karrotat t’i lani mirë. Nuk ka pse të qërohen sepse lëkura e karotës përmban antioksidantë dhe përbërës që janë të mirë për shëndetin.
Molla: Edhe pse është shumë e vështirë të përtypet, molla me lëkurë është e pasur me fibra; me quercetin, vitaminë C dhe triterpenoids, të cilat janë luftojnë kancerin.