Janë përplasur në Kuvendin e Kosovës shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, dhe Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se ndaj Kërçelit pati tentim për sulm fizik.
“Po pati mësymje, pati edhe sharje. Shprehje të cilat s’mund t’i përmend”, tha Konjufca në konferencën për media e cila u mbajt pasi ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.