Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi ka treguar për përplasjen në Kuvend, si pasojë e së cilës dështoi mbledhja e Kryesisë.
Gashi në një konferencë për media tha se “as nuk e kam prekur me dorë”, Ilir Kërçelin, shefin e kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Konjufca tha paraprakisht se Gashi ia ka mësyar për ta sulmuar fizikisht Kërçelin.
“Kryetari i Kuvendit e kishte marrë me vete edhe shefin e kabinetit i cili kishte bërë shkelje të detyrave. Ne kërkuam që ai të mos ishte prezent. Kryetari nuk pranoi që ai të largohet dhe mbledhja dështoi”, tha Gashi, duke theksuar se e ka mbajtur një distancë me shefin e kabinetit të Konjufcës.
Gashi tha se shefi i kabinetit nuk duhej të merrje pjesë në mbledhjen e sotme të Kuvendit.
“Specifikat e këtij institucioni nuk lejojnë që shefi i kabinetit të bëhet