Mbi 3500 euro për dy vjet ka shpenzuar e vetme deputetja e Vetëvendosjes Yllza Hoti, për udhëtim. Këto mjete i janë paguar asaj nga taksat e qytetarëve me arsyetimin se vjen nga Prizreni për seanca ndonëse ajo jeton në Prishtinë.
Edhe pse jeton në Prishtinë, deputetëtja e Vetëvendosjes Yllza Hoti, ka marrë kompenzim nga kuvendi për udhëtim gjojase vjen nga Prizreni për seancat, shkruan Insajderi.
Vetëm gjatë vitit të kaluar ka shpenzuar 2 mijë e 430 euro për udhëtime.
Sipas listes së shpenzimeve të Kuvendit Hoti edhe një vit më herët është kompenzuar për udhëtrim. Gjatë 2020-ës, në llogarinë e saj kanë dal mbi 1000 euro për udhëtim.