UNICEF në Kosovë ka dhuruar libra braile për Shoqatën e të Verbërve në Gjilan. Këtë e kanë bërë anëtar të rinj të UNICEF-it në kuadër të projektit, “Mendja ime Sheh”, raportin Insajderi.
Ky ka qenë një projekt prej disa muajsh, ku si rezultat i kësaj pune ata kanë pasur për qëllim t’i ndihmojnë personat të cilët kanë probleme me shikimin.
“Si rezultat i angazhimit të tyre me komunën e Gjilanit, këta të fundit janë angazhuar për të ofruar transport, për të verbër dhe në sytë e dëmtuar të njerëzve dhe një set me libra në biblotekën “Fan Noli”, ku ata tani do të kenë akses në një sasi të mëdha librash në braille”, thuhet në faqen zyrtare të UNICEF.