Brokoli mund të jetë sekreti për trajtimin e diabetit, pasi një përbërës tek kjo perime ndihmon në uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Njëstudim i fundit ka zbuluar se ngrënia ose konsumimi i brokolit në formë lëngu mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e diabetit tëtipit 2
Ndryshimet e mënyrës së jetesës – në veçanti duke mbajtur nën kontroll obezitetin – janë një mënyrë e rëndësishme për të mbajtur nënkontroll sëmundjen. Ndërsa tek disa njerëz ilaçet mund të shkaktojnë edhe efekte anësore. Metformina – një ilaç i përdorur gjerësisht për këtë sëmundje pasi ul nivelet e sheqerit në gjak – nuk mund të merret nga 15% e njerëzve që vuajnë nga diabet për shkak të efekteve tësaj në veshka
Profesor Anders Rosengren, nga Qendra Universitare Lund e Diabetit në Suedi, thot: Meqë sulforafane ka shumë pak efekte anësore dhe mund të sigurohet lehtësisht nga brokoli – për shembull – ai ka potencialin të bëhet një plotësues për trajtimet aktuale të diabetit të tipit 2.
Profesori Rosengren rekomandon që personat të cilët vuajnë nga diabeti ose prediabeti, të përdorin brokolin si ushqim për të mbajtur nën kontroll sëmundjen ose parandaluar progresin e saj.
Gjatë studimit 12-javor, nga 97 pacientë obezë, ata që morën brokoli pësuan rënie të konsiderueshme të niveleve të glukozës në gjak në gjendje esëll, krahasuar me ata që morën ilaçe. Përveç brokolit, sulforofane gjendet gjithashtu tek perimet të tjera të familjes së lakrës, silakra e Brukselit, lulelakra