Sindikata e Policisë së Kosovës ka thënë se rangimi që i është bërë Policisë së Kosovës në Ligjin e Pagave, është i papranueshëm.
Projektligji i ri i pagave është hartuar dhe së shpejti pritet të miratohet nga Qeveria e Kosovës.
Në media është përfolur që vlera e një koeficienti do të jetë 120 euro.
E nëse kjo është e vërtetë pagat e zyrtarëve policor sipas këtij projektligji nisin nga 240 euro (kadetët policor) ndërsa më e larta në këtë institucion parashihet të jetë e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, 1680 euro.
Paga bazë e policit me ligjin e ri, gjithnjë nëse koeficienti është 120 euro, do të jetë 504 euro ndërsa e policit të lartë 516 euro.
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka thënë për IndeksOnline se zyrtarisht ende nuk është caktuar vlera e koeficientit mirëpo rangimi që i është bërë policisë në këtë projektligj për ta është i papranueshëm.
“Ne sot kemi pasur një takim përkitazi me këtë projektligj, por neve nuk na është konfirmuar zyrtarisht se sa është vlera e koeficientit në atë projektligj. Por sido që të jetë, rangimi që i është bërë policisë me koeficiente në krahasim me institucionet tjera për ne është i papranueshëm”, ka thënë Zeqiri.
Më poshtë shikojini koeficientet e kategorive të tjera në polici: