Dy persona janë lënduar në një vetaksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht tek Liqeni i Badovcit. Një kombi doli ka dalë nga rruga.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00,në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tregoi Ahmeti.