Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qendrat e vaksinimit nuk do të punojnë këtë të enjte, për shkak të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Në njoftimin e MSh-së bëhet e ditur se vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë të premten, në të gjitha qendrat e vaksinimit.
“Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton qytetarët se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk do të punojnë ditën e enjte, me datë 17 shkurt 2022, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë”, ka njoftuar MSh-ja