Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, ka mbajtur një ligjëratë me nxënësit e Shkollës Fillore “Nazim Hikmet” në fshatin Dobërçan, duke u treguar për strukturën e Gjykatës, rolin dhe funksionimin e saj.
Pas ligjëratës, nxënësit ishin të interesuar të dinë më shumë rreth shërbimeve të Gjykatës Themelore të Gjilanit, në veçanti rolin e gjyqtarit si profesion.
Pas këtij aktiviteti, Kryetari Azizi ka zhvilluar një takim edhe me kryetarët e fshatrave të regjionit të Gjilanit, ku është diskutuar për sfidat e gjykatës dhe janë dëgjuar problemet e qytetarëve.
Këto aktivitete janë organizuar me mbështetjen e misionit të USAID-it, me qëllim të rritjes së besueshmërisë së qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
#USAIDKosovo
#JusticeActivity