Nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e katërt e rregullt e Këshillit të Drejtorëve. Në këtë mbledhje është diskutuar rreth përgatitjeve për aktivitetet e parapara për shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe tema të ndryshme me rëndësi për qytetarët vitias.
Kryetari Haliti, duke folur para drejtorëve të drejtorive komunale, kërkoj nga ata që të angazhohen bashkërisht për festimin e dinjitetshëm të 17 shkurtit – Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe kërkoi që të punohet deri në maksimum për përmirësimin e jetës së qytetarëve vitias.
Poashtu, kryetari Haliti është informuar në hollësi nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti, rreth aktiviteteve dhe përgatitjeve për festimin e kësaj date të rëndësishme për shtetin e Kosovës, i cili ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për shenimin e kësaj dite. Ai, poashtu ka treguar se janë paraparë shumë aktivitete për nderë të kësaj dite, ku disa prej tyre kanë filluar që sot.
Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe rreth dislokimit të zyrave të drejtorive komunale që janë të vendosura në shtëpinë e kulturës, që të barten në objektin e administratës. E gjithë kjo, me qëllim që qytetarët vitias të kenë mundësi ti kryejnë sa më lehtë shërbimet.