Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët e vendit me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kurti ka theksuar se teksa kremtojmë e festojmë, nuk ka se si të mos i kujtojmë e përkujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për lirinë e popullit e pavarësinë e vendit.
“Urime të gjithë qytetarëve dita e Pavarësisë, teksa kremtojmë e festojmë gëzohemi dhe e urojmë njëri-tjetrin, nuk kemi se si të mos kujtojmë e përkujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për lirinë e popullit dhe pavarësinë e vendit.Andaj, nga kryeqyteti i Republikës këtu në oborrin e përbashkët të Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë ku bëjmë nderime dhe ngritet flamuri vazhdojmë për kryeqendrën e popullit tonë, tek kompleksi Adem Jashari e tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, e varri i Adem Demaçit”, tha Kurti, shkruan lajmi.net.
Tutje ai shtoi se të gjithë ata që punuan e luftuan kanë lënë gjurmë të pashlyeshme prandaj u jemi falënderues dhe mirënjohës të gjithëve.