Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve, në kuadër të shënimit të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sikurse edhe te lapidart në qytet.
Kryetari Hyseni ka thënë se në këtë festë nderojmë ata që dhanë jetën për ditën që po e gëzojmë sot.
“Përfunduam hoamazhet dhe uruam familjet e dëshmorëve për 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Me këtë rast uroj edhe të gjithë qytetarët e Gjilanit. Është një simbolikë që në këto përvjetore t’í nderojmë ata që kanë dhënë gjithçka për vendin tonë e për këtë ditë që ne po e gëzojmë sot, ndërkaq të përmbushim aspitarat e atyre që kanë dhënë jetën për vendin tonë”, ka thënë kryetari Hyseni.
Më pas, kryetari Alban Hyseni, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, e kanë shpallur të hapur Panairin e produkteve arizanale.
“Këtu patëm rastin të takojmë shumë biznese të vogla familjare, Të gjitha këtyre bizneseve u urojmë suksese dhe bashkëpunim të mirëfillt me Komunën, pasi do ta kenë mbështetjen tonë të plotë. Uroj të gjithë për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar me këtë rast nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina-Bunjaku.
Ndërkohë, kreu i Komunës, Alban Hyseni, ka marrë pjesë në edhe koncertin festiv për fëmijë, I organizuar enkas për Ditën e Pavarësisë.
“Sot e kemi një ditë të veçantë dhe edhe më të veçantë e bëjnë fëmijët dhe programi i përgatitur prej tyre. Në cilësinë e kryetari të Komunës, ju uroj përzemërsisht Ditën e Pavarësisë, duke uruar që aspiratat e atyre që e kanë dhënë jetën për këtë ditë, të plotësohen dhe te arrihen në vitet e ardhshme”, është shprehur kryetari, Alban Hyseni.
Ndryshe, Komuna e Gjilanit përmbyllë aktivitetet e shënimit të 14-vjetorit të Pavarësisë në ora 17:00, me hapjen e Ekspozitës Kolektive “Fondi i Galerisë dhe Peneli i Flakës 2003-2022 dhe “E bukura Kosovë” – ekspozitë me imazhe.