Nënkryetarja e PDK-së- Vlora Çitaku, ka reaguar pas mos-përmendjes së figurave kyçe për shpalljen e pavarësisë së Kosovës përgjatë seancës së Kuvendit sot nga ana e krerëve shtetërorë.
Përmes një postimi në “Twitter”, ajo ka thënë se historia nuk mund të rishkruhet, derisa ka publikuar një fotografi të vjetër të ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani në fjalimet e tyre në Kuvend në 14- vjetorin e pavarësisë, as sa për kujtesë historike, nuk kanë përmendur Hashim Thaçin dhe Fatmir Sejdiun, që ishin në krye të institucioneve të Kosovës, kur u shpall pavarësia në vitin 2008’, ka shkruar Çitaku.