Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ka ndarë 80 pako ushqimore për jetimët e komunës së Gjilanit dhe familjet në nevojë. Pakot ushqimore përbëheshin nga gjërat më elementare në ushqim. Kjo ndihmë e sotme dhurohet për të shënuar përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës. Përndryshe, ShHB “Bereqeti” ndihmon në vazhdimësi jetimët e komunës së Gjilanit dhe familjet në gjendje të rënduar socio-ekonomike.
KBI në Gjilan ndan 80 pako ushqimore për nder të Ditës së Pavarësisë
Ndani këtë artikull